Përballja me CFR Cluj/, Dellova: Emocione? Jemi mësuar tani

Futboll

Përballja me CFR Cluj/, Dellova: Emocione? Jemi mësuar tani

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 18:15
Dellova

Ndërsa ka dalë në krah të trajnerit Ilir Daja në konferencën për mediet në prag të sfidës së Ballkanit me CRF Cluj, për fazën e grupeve të Conference League, që do të luhet nesër në orën 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe që do transmetohet ekskluzivisht në “Super Sport 2” në “Digitalb”,  mbrojtësi Lumbardh Dellova u shpreh se janë përgatitur maksimalisht dhe që shpreson që të marrin rezultat pozitiv.

“Duke marrë parasysh edhe kundërshtarin, jemi përgatitur maksimalisht që të japim më të mirën dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv.”-tha Dellova.

I pyetur për gjendjen emocionale të skuadrës, mbrojtësi u shpreh se janë mësuar tashmë dhe ndjehen të qetë.

“Jemi mësuar tani me emocionet dhe nuk jemi të ngarkuar emocionalisht.”-shtoi lojtari i Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat