Tikveshi mund FC Shkupin në Kavadar

Futboll

Tikveshi mund FC Shkupin në Kavadar

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 18:21
Tikveshi mund FC Shkupin në Kavadar

Skuadra e Tikveshit përgatiti një befasi të madhe në Kavadar, duke mundur kampionin aktual, FC Shkupin, me rezultat bindëse 3-1.

Në sfidën e anuluar të javës së parë të sezonit të ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, skuadra vendase kishte epërsi 2-0 nga 45 minutat e para falë golave të shënuara nga sulmuesi kamerunas, Anael Barga Ngoba. I njëjti shënoi edhe golin e tretë në fillim të pjesës së dytë, para se Cefas të shënojë golin e vetëm për skuadrën nga Çairi.

Me këto 3 pikë, Tikveshi ndalet në vendin e 7 -të me 7 pikë, duke regjistruar fitoren e dytë në këto 6 javë të futbollit vendor.

Ndërkohë FC Shkupi regjistron disfatën e dytë radhazi, duke u ndalur në vendin e 6 me 7 pikë, por edhe më një ndeshje më pak të zhvilluar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat