Formacionet zyrtare, Inter-Bayern Mynih

Futboll

Formacionet zyrtare, Inter-Bayern Mynih

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Interit dhe Bayern Munichut, ku të dy skuadrat e fillojnë sot aventurën në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

Stadiumi “Giuseppe Meazza” do të jetë nikoqir i ndeshjes së sotme, ku takimi i fundit mes Interit dhe Bayernit daton në korrik të vitit 2017, ku asokohe Interi shënoi fitore me rezultat 2:0, përcjell KosovaPress.

Në këtë ndeshje, Interi rikthehet nga humbja 3:2 kundër rivalit të përbetuar, Milanit, kurse Bayerni barazoi 1:1 me Union Berlinin.

“Nerazzurët” dhe gjiganti gjerman pozicionohen në Grupin C të Ligës së Kampionëve, së bashku me Barcelonën dhe Plzenin.

Formacionet zyrtare:

Inter: Onana, D’ambrosio, Skriniar, Bastoni, Dumfries, Mikhitaryan, Brozovic, Calhanoglu, Gosens, Lautaro, Dzeki

Bayern Munich: Neuer, De Lig, Pavard, Kimmich, Sane, Koman, Mane, Sabitzer, Davies, Hernandez, Muller

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat