Spalletti me fjalë të mëdha për reprezentuesin e Kosovës

Futboll

Spalletti me fjalë të mëdha për reprezentuesin e Kosovës

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 11:05
RRahmani në veprim

Napoli ka arritur një fitore të madhe ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve me rezultat 4:1.

Ka qenë një ndeshje spektakolare e Napolit, ku formë fantastike shfaqi edhe kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.

Pas ndeshjes trajneri i Napolit, Luciano Spalletti ka folur për triumfin, ka ka lavdëruar shumë edhe Rrahmanin.

“Në analizën e radhës mund ta tregojmë këtë ndeshje dhe atë të Olimpicos (fitorja ndaj Lazios), për t’i bërë djemtë të kuptojë se po bëjnë gjërat e duhura”.

“Ata luajtën kundër një skuadre të fortë si Liverpooli dhe treguan vlerat e tyre”, tha Spalletti që pastaj foli me superlativa për Amir Rrahmanin.

“Rrahmani bëri një ndeshje të shkëlqyer, pa pësuar asgjë. Të kesh balancën e të qenit njëri kundër njërit është shumë e vështirë, por Rrahmani ia doli për mrekulli”.

“Amiri së bashku me Kim ishin monstruozë në këtë sfidë”, u shpreh Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat