Gjithçka gati për turneun e parë memorial “Ridvan Imeri-Riki”

Futboll

Gjithçka gati për turneun e parë memorial “Ridvan Imeri-Riki”

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 11:25
Ridvan Imeri-Riki

Gjithçka është gati për mbajtjen e turneut të parë memorial në shenjë nderimi dhe përkujtimi të legjendës së futbollit të Kumanovës dhe jo vetëm, Ridvan Imeri-Riki, i cili ndërroi jetë më 11 shtator 2021, shkruan Open-TV.

KF Bashkimi përkatësisht Këshilli Organizativ (KO) ka kryer të gjitha përgatitjet për këtë turne që të jetë në nivelin sa më të lartë. Në këtë turne do të marrin pjesë veteranët e skuadrave të Ferizajit, veteranët e Gjilanit, Borecit dhe të Bashkimit.

Turneu do të zhvillohet sot (e enjte, 8 shtator 2022, ora 14:00) në stadiumin e KF Bashkimi në Kumanovë.

AGJENDA E TURNEUT

Në orën 14:00-Hapja e turneut
Në orën 14:30-Ndeshja e parë gjysmëfinale
Në orën 15:15-Ndeshja e dytë gjysmëfinale
Në orën 16:00-Ndeshja e tretë-Finalja
Në orën 16:40-Ndarja e kupave
Pas përfundimit të turneut darkë e përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat