Pogba-s i duhet një mrekulli

Futboll

Pogba-s i duhet një mrekulli

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 17:53
Pogba

Paul Pogba me shumë mundësi nuk do të jetë në Kupën e Botës, vetëm nëse ndodh ndonjë mrekulli.

Një goditje e fortë kjo për Didier Deschamps, e disata, duke qenë se trajneri duhet të menaxhojë edhe dëmtimin e Benzemasë, si dhe çështjen “Griezman”, i cili luan pak tek Atletico.

Pogba vendosi të operohej të hënën, pasi gjuri iu bllokua në stërvitje. Zgjedhje kjo që prishi humorin e drejtuesve të Juventusit, që kishin sugjeruar operacionin që muajin e kaluar, kur pas kontrolleve mjekësore ndërhyrja kirurgjikale dukej rruga më e mirë për të zgjidhur problemin.

Nëse gjithçka do të shkojë në mënyrën më të mirë, Pogba nuk mund të kthehet para ditëve të para të nëntorit dhe natyrisht jo në gjendje optimale për të luajtur, ndërkohë që Kupa e Botës nis më 20 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat