Trajner rumun: Ballkanin nuk do të humbet në "Fadil Vokrri"

Futboll

Trajner rumun: Ballkanin nuk do të humbet në "Fadil Vokrri"

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 22:59
Trajner rumun: Ballkanin nuk do të humbet në "Fadil Vokrri"

Trajneri i skuadrës kampionet të Rumanisë, Dan Petresku ka thënë se e ka analizuar shumë mirë Ballkanin

Sipas tij, ai ka shikuar të gjitha ndeshjet e kampionit  të Kosovës dhe së i di kualtetet e saj.

“I kam shikuar të gjitha ndeshjet e Ballkanit, tetë të tyre. Janë skuadër kampione me futbollistë të mirë dhe trajner të mirë. Nuk besoj që do të humbasin këtu (në Fadil Vokrri) as skuadrat e tjera – as Slavia dhe as Sivasspor”, ka thënë Petresku.

Tutje ai ka thënë së mendon që Ballkani ka kualitet që ta kalojë edhe grupin G.

“Ballkani ka kualitet t’i kalojë grupet, kurse për ndeshjen mendoj se ne kishim rastet por Ballkani pati posedimin dhe e kontrolloi mirë ndeshjen”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat