Courtois, muri i Casa Blanca

Futboll

Courtois, muri i Casa Blanca

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 16:00
Courtois, muri i Casa Blanca

Courtois, muri i Casa Blanca. Ancelotti i ka ndërtuar pasuritë europiane të Real-it mbi qëndrueshmërinë në mbrojtje dhe tek ai që, sipas trajnerit italian, është portieri më i mirë në botë. Shifrat e belgut, të raportuara nga AS, mbështesin tezën e trajnerit kampion të Europës.

22 goditje në portën e Realit, vetëm një gol. Vetëm Mahrez e di “sekretin”. 0-3 e arritur në Celtic Park është vetëm tulla e fundit në një mur shumë të lartë të ngritur nga belgu. Katër goditje në pasqyrën e portës. Tre të prituar dhe një shtyllë.

Në finalen e Champions League, belgu ishte protagonist absolut. Nëntë pritje, disa afër kufirit të fizikës, për të mos lejuar që Liverpool të marrë epërsinë ose të rikthehet në lojë pas golit të Vinicius.

Megjithatë, përpara se Mane dhe Salah të dëshpëroheshin në finalen e Parisit, Courtois kishte ndihmuar që Reali të ishte aty, kur u bë protagonist absolut kundër City-t, duke neutralizuar tentativat e Grealish.

LIGA

Courtois është i pamposhtur në fushën ndërkombëtare për 180 minuta lojë, duke pasur parasysh edhe finalen e Superkupës së Europës të fituar ndaj Eintracht Frankfurt.

Nëse me të vërtetë duhet gjetur defekti i vetëm, është në La Liga, ku performanca e portierit belg nuk është aspak e krahasueshme me atë në Europë.

Në Spanjë, megjithëse Real-i arrin të fitojë me njëfarë lehtësie, Courtois ka pësuar gjithmonë gola në të katër ndeshjet e luajtura në La Liga. Megjithatë, ai e kompenson në Europë me një performancë që e ka çuar në nominimin për kandidat për Topin e Artë.

E vështirë, duke pasur parasysh traditën e trofeut që historikisht nuk favorizon portierët dhe mbi të gjitha praninë e Benzema në skuadër, që pritet ta fitojë trofeun e lakmuar.

Megjithatë nuk është aspak e pamundur që atij t’i jepet çmimi i portierit më të mirë të sezonit. Çmimi Yashin 2021/2022 është një vlerësim që portieri belg i Real Madrid-it e meriton pa asnjë dyshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat