Tri ndeshjet e radhës deri në pauzën e kombëtareve

Futboll

Tri ndeshjet e radhës deri në pauzën e kombëtareve

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 11:29
Tri ndeshjet e radhës deri në pauzën e kombëtareve

Xhuzepe Marota ka deklaruar se klubi ka besim te Simone Inzagi, por trajneri zikaltër e di se asgjë nuk është kaq e thjeshtë.

3 humbje në 6 ndeshje dhe fakti që të gjitha kanë ardhur përballë skuadrave të mëdha, kanë ngritur pikëpyetje të shumta. Interi synon të konkurrojë si i barabartë me më të fortët, por është shfaqur larg tyre këtë muaj të parë.

Gjithsesi, edhe pse për momentin stolin e ka të sigurt, sipas “Tuttosport” paralajmërimi ka mbërritur.

Tri ndeshjet e radhës deri në pauzën e kombëtareve janë prova zjarri për Inzagin. Torino, Viktoria Pilzen e Udineze priten të vendosin të ardhmen e tij, teste që nëse nuk i kalon do ta detyrojnë kryesinë të kërkojë zëvendësuesin e tij.

Dejan Stankoviç është emri më i ri që po qarkullon si pasardhësi i mundshëm.

Ish-mesfushori zikaltër transmeton grintë dhe besim, e njeh mirë botën e Interit dhe ka profilin ideal për të vazhduar qoftë edhe me modulin 3-5-2, duke qenë se nuk është fanatik i ndonjë skeme dhe vjen nga tre tituj kampionë radhazi me Crvena Zvezdën në Serbi, dhe me dy kupa kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat