Tifozi në gjendje të rëndë, çfarë ndodhi me ndeshjen Cadiz - Barcelona?

Futboll

Tifozi në gjendje të rëndë, çfarë ndodhi me ndeshjen Cadiz - Barcelona?

Nga: K.G. Më: 10 shtator 2022 Në ora: 20:30
Ndërpritet Cadiz - Barcelona, lojtarët në ankth për tifozin

(E plotësuar): Shtatë minuta pa përfunduar takimi mes Cadiz dhe Barcelonës, u ndërpre për 35 minuta, për arsye shumë të fortë, që futi stadiumin të tërin në panik. 

Tifozi në gjendje të rëndë. 

Ndeshje u ndërpre për shkak se një tifoz ka shfaqur probleme kardiake dhe është në gjendje të rëndë për jetën, të cilin e dërguan në ambulancë.
Kjo shqetësoi të gjithë, futbollistëve “preu këmbët”.

Barcelona merr kreun e tabelës por ka  një ndeshje më shumë se Re+2')al Madridi.  

Katalunasit shënuan fitore në udhëtim me rezultat 4:0 ndaj Cadiz-it, në takimin e javës së 5-të të kampionatit spanjoll. 

Barcelona deri me tash ka shënuar 4 fitore e 1 barazim, ndërsa Cadiz është në krizë të rezultateve, ka pesë humbje rresht. 

Futbollisti de Jong (44'), Lewandowski (65'), Fati (86') e Dembele (90+2), shënuan për fitoren e  Barcelonës, e cila kryeson me 13 pikë, një më shumë se Reali dhe Cadiz është në fund me 0 pikë.

Lewandowski kryeson listën e shënuesve me 6 gola, një më shumë se Aspas i Celta-s.

Ndeshja Cadiz-Barcelona do të rifillojë në orën 21:05, pas një ndërprerjes për shkak se është dashur një ndërhyrje e menjëhershme për të shpëtuar jetën e një tifozi që ka shfaqur probleme kardiake.

Pas rreth 30 minutash nga momenti kur ndeshja Cadiz-Barcelona u ndërpre për shkak se një tifoz ka shfaqur probleme kardiake dhe është në gjendje të rëndë për jetën, ka mbërritur barela për të bërë të mundur dërgimin e personit në fjalë në ambulancë.

Ndërprerja e Cadiz-Barcelona prej tifozit të sëmurë, skuadrat mblidhen te stolat pas 20 minutash pritje.

Ndeshja Cadiz-Barcelona, e vlefshme për raundin e 5 të La Liga-s është ndërprerë në minutën e 83’.

Një tifoz i katalanasve ka shfaqur probleme shëndetësore, gjë që ka bërë që mjekët e Barçës të ndërhyjnë në mënyrë të menjëhershme dhe që takimi të ndërpritej.

Ndërsa mjekët janë duke u kujdesur për tifozin e sëmurë, lojtarët ndodhen në ankth dhe presin të marrin një lajm të mirë në lidhje me gjendjen e personit që shfaqi probleme.

Theksojmë se katalanasit janë në avantazh pas golit të De Jong në minutën e 55’ dhe të Lewandowskit në minutën e 64’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat