Gavi, afër rinovimit të kontratës me Barcelonën

Futboll

Gavi, afër rinovimit të kontratës me Barcelonën

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 12:14
Gavi, afër rinovimit të kontratës me Barcelonën

Pas negociatave të gjata, Gavi raportohet se është afër rinovimit të kontratës me Barcelonën.

Gavi po vazhdon edhe këtë sezon të jetë ndër futbollistët kryesorë dhe katalunasit duan që ta “blindojnë” atë.

Gjatë afatit kalimtar të verës u spekulua mjaft shumë për të ardhmen e lojtarit, pasi ai ende nuk ka nënshkruar kontratën e re.

Megjithatë, sipas gazetarit dhe ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Gavi tashmë është i gatshëm për të vazhduar kontratën me Barcelonën.

Sipas tij, bisedimet po kalojnë në fazat finale dhe Barça nuk është e shqetësuar për raportimet që e lidhin spanjollin me klubet tjera.

Kontrata aktuale e 18-vjeçarit skadon më 30 qershor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat