Barcelona e ka paditur, por Atletico aktivizon përsëri Griezman

Futboll

Barcelona e ka paditur, por Atletico aktivizon përsëri Griezman

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 12:55
Atletico aktivizon përsëri Griezman

Minuta e 60-të mund të quhen tashmë minutat kur Antonio Griezman do të hyjë në fushën e lojës për të luajtur me Atletico Madrid.

Edhe në ndeshjen e mbrëmshme që Atletico luajti ndaj Celta Vigos dhe e fitoi me shifrat 4-1, sulmuesi francez u aktivizua pavarësisht se tashmë Barcelona e ka paditur.

Megjithatë, një klauzolë në marrëveshjen e huazimit do të thotë që Klubi i Madridit do të duhet ta paguajë këtë shifër (40 milionë euro) vetëm nëse francezi është i përfshirë në gjysmën e ndeshjeve të ekipit dhe luan të paktën 45 minuta, e cila nuk përfshin asnjë ndërprerje apo kohë shtesë.

Dhe Barcelona është e shqetësuar që trajnerit të Atletico-s i është thënë të mos luajë me Griezmann këtë sezon për të shmangur pagesën e transferimit.

Deri më tani në La Liga këtë sezon, sulmuesi 31-vjeçar është paraqitur për 29, 28, 27 dhe 26 minuta, çdo herë duke u futur rreth minutën 60’të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat