Potter u kërkon falje tifozëve të Brightonit

Futboll

Potter u kërkon falje tifozëve të Brightonit

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 14:49
Potter u kërkon falje tifozëve të Brightonit

Graham Potter u është lutur tifozëve të Brightonit që ta falin atë që u largua nga klubi për t`u bërë trajneri i ri i Chelseas.

"Kanë qenë tri vite të mrekullueshme te një klub që më ka ndryshuar jetën dhe dua të gjej një moment për t'ju thënë lamtumirë të gjithë juve që e keni bërë një periudhë kaq të veçantë të karrierës sime. 

I jap lamtumirën një klubi të madh dhe një klubi që gjithmonë do të thotë shumë për mua dhe familjen time.

E kuptoj se për disa ndryshimi që vjen kaq papritur në futboll mund të jetë i vështirë për t'u pranuar", ka thënë Potter në një adresim të tij. "Unë mund të mos jem në gjendje t'ju bind të gjithëve që të falni largimin tim, por të paktën do të doja të shfrytëzoja rastin për t'ju falënderuar". 

Dyzet e shtatë vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me klubin e njohur duke u konfirmuar si pasardhësi i Thomas Tuchel i cili u shkarkua pas disfatës në Zagreb ndaj Dinamos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat