Maqedonia fton gjashtë shqiptarë, ky është emri më i ri

Futboll

Maqedonia fton gjashtë shqiptarë, ky është emri më i ri

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 14:07
Elezi

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit kundër Gjeorgjisë (23 shtator) dhe Bullgarisë (26 shtator) nga grupi 4 në Ligën C të Kombeve.

Ndeshjen e parë të shtatorit Maqedonia do ta luajë në fushë mysafire në Tbilisi, ndërsa ndeshja në shtëpi kundër Bullgarisë është caktuar në Arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Maqedonia fton gjashtë shqiptarë: Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Enis Bardhi, Valon Etemi, Arijan Ademi dhe emri më i ri është Agon Elezi.

Në listën e seleksionuesit Milevski janë 27 futbollistët e mëposhtëm:

Portierë: Stole Dimitrievski (Rayo Vallecano, Spanjë), Damjan Shishkovski (Doxa, Qipro), Kristian Naumovski (Shkupi), Igor Aleksovski (Rabotniçki);

Mbrojtës: Stefan Ristovski (Dinamo Zagreb, Kroaci), Darko Velkovski (Al Etifaq, Arabi Saudite), Visar Musliu (Inglostat, Gjermani), Ezgjan Alioski (Fenerbahçe, Turqi), Todor Todorovski (Sumgait, Azerbajxhan), Stefan Ashkovski (Lamia) , Nikola Serafimov (MOL Fehervar, Hungari), Gjoko Zajkov (Vorskla, Ukrainë), Bojan Dimoski (Akademia Pandev);

Mesfushorë: Elif Elmas (Napoli, Itali), Enis Bardhi (Trabzonspor, Turqi), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb, Kroaci), Enis Fazlagiq (Dunajska Streda, Sllovaki), Agon Elezi (Varazhdin, Kroaci), Jani Atanasov (Hajduk, Kroaci), Stefan Spirovski (Pyunik, Armeni);

Sulmues: Milan Ristovski (Spartak Trnava, Sllovaki), Bojan Miovski (Aberdeen, Skoci), Darko Çurlinov (Burnley, Angli), Aleksandar Trajkovski (Al Feiha, Arabi Saudite), Valon Etemi (Istanbulspor, Turqi), Dorian Babunski (Debrecin), Lupço doriev (Shkëndija);

Grumbullimipër ndeshjet e ardhshme kundër Gjeorgjisë dhe Bullgarisë është caktuar më 19 shtator (e hënë) në orën 12:00 në hotelin Hilton në Shkup.

Në grupin e Ligës së Kombeve, përfaqësuesja e Maqedonisë është në vendin e dytë me shtatë pikë nga katër ndeshje. Gjeorgjia është lider me dhjetë pikë. Bullgaria është e treta me tre, Gjibraltari ka një pikë nga katër ndeshje të deritanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat