Rodrigo e cilësoi startin e kampionatit nga Reali si të jashtëzakonshëm

Futboll

Rodrigo e cilësoi startin e kampionatit nga Reali si të jashtëzakonshëm

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 16:50
Rodrigo

Rodrigo e cilësoi startin e kampionatit nga Reali si të jashtëzakonshëm, ndërsa në fitoren 4-1 ndaj Majorkës, sulmuesi brazilian kontribuoi me një gol dhe asist.

Kjo është vetëm hera e dytë që Reali e nis këtë shekull me 5 fitore në La Liga (gjithashtu në 2009-10). “Ne të Santosit golin e kemi në gjak”, tha sulmuesi për sajtin e klubit.

“Nisja jonë nuk mund të ishte më e mirë. Ky është fryt i përpjekjeve tona.

Tani duhet të vazhdojmë të bëjmë gjërat e duhura sepse kemi gjithçka për të shijuar një sezon fantastik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat