Prishtina shumë e fortë për Malishevën

Futboll

Prishtina shumë e fortë për Malishevën

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2022 Në ora: 16:52
Prishtina

Prishtina ka shënuar fitoren me të thellë në edicionin e sivjetshëm, duke e demoluar me rezultat 4:2 Malishevën, në takimin e javës së 7-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Pjesa e parë ka qenë fatale për Malishevën, e cila ka pësuar 4 gola. 

Në pjesën e dytë u orvatën mysafirët por pa sukses në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. 

Prishtina luajti në Lipjan për faktin se e ka të suspenduar terrenin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për Prishtinën shënuan Hoti (3'), Uka (27'), Krasniqi (34' - penalltia), Gashi (45+2') dhe për Malishevën  Shillova (39' - penalltia) e Hajdari (85').

Prishtina renditet në vend të tretë me 7 pikë dhe Malisheva është në të pestin me 7 sosh.  

Prishtina ka një takim me pak dhe tre pikë me pak se lideri Drita. Kryetrajneri Ismet Munishi ka arritur fitoren më të thellë si trajner i skuadrës më të trofeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat