Telenovelë e re në Itali

Futboll

Telenovelë e re në Itali

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 17:13
Telenovelë e re në Itali

Në Itali ka nisur një telenovelë të re dhe rolet kryesore janë luajtur nga Francesco Totti dhe ish-bashkëshortja e tij Ilary Biazi. Në fillim të vitit, futbollisti i njohur italian u divorcua nga Ilary pas dy dekadash martesë.

Në rrëfimin e tij për një gazetë italiane, legjenda e futbollit zbuloi se arsyeja e ndarjes ishte tradhtia bashkëshortore. Ai pretendon se Ilary kishte marrëdhënie jashtë martesore dhe se kur e mori vesh, ra në depres.ion.

“Thashethemet filluan të më vinin. ‘Shiko, Ilary ka dikë tjetër’. Në fakt më shumë se një. Më dukej e pamundur, por mesazhet i gjeta”, tha ndër të tjera Totti. Nuk vonoi shumë dhe përgjigja e ish gruas së tij. Ilary është shprehur përmes avokatit të saj Alessandro Simeone.

“Unë i kam mbrojtur gjithmonë fëmijët e mi dhe do të vazhdoj t’i mbroj. Mbrojtja e fëmijëve është prioriteti im i parë. Të gjithë janë përgjegjës për veprimet e tyre. Në vitet e kaluara kam parë gjëra që mund të shkatërrojnë rreth 50 familje”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat