Basti i fortë i Ancelottit

Futboll

Basti i fortë i Ancelottit

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 12:44
Basti i fortë i Ancelottit

Fede Valverde po kalon një moment fantastik te Real Madrid. Pas golit të shënuar ndaj Mallorca në kampionat, një kryevepër, uruguaiani realizoi edhe në Champions League kundër Leipzig.

Për mesfushorin është goli i tretë sezonal me madrilenët në të gjitha kompeticionet, ndërkohë që pritshmëritë e tij nga trajneri Carlo Ancelotti janë të mëdha. Tekniku italian pret të tjerë gola deri në fund të sezonit.

Jo vetëm kaq, por Ancelotti ka lëshuar edhe një deklaratë të fortë për Valverde, duke e lidhur edhe me të ardhmen e tij. Sigurisht bëhet fjalë për një batutë, por që tregon shumë sa besim kanë te mesfushori.

“I kam thënë Valverde, se nëse nuk shënon të paktën 10 gola, do dorëzoj licencën e trajnerit dhe do largohem”, është shprehur Carlo Ancelotti, pas ndeshjes së ditës së mërkurë në Champions League kundër Leipzig, që përfundoi me triumfin 2-0 të spanjollëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat