Ajeti në moshën 42-vjeçare luan si i ri, eliminoi Borecin në kupë!

Futboll

Ajeti në moshën 42-vjeçare luan si i ri, eliminoi Borecin në kupë!

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 16:20
Ajeti

Fortuna nga Hasanbegu mposhti Borecin nga Velesi me rezultat 5-3 në kupën e Maqedonisë dhe u kualifikua për 1/-8-ën e finales. Kjo ishte befasia më e madhe që ndodhi dje në ndeshjet e 1/16-së së kupës, pasi Fortuna bën gara në ligën e Tretë-Veri, ndërsa Boreci garon në ligën dytë, por mos të harrojmë se sezonin e kaluar ishin pjesë e elitës.

Skuadrën e Fortunës drejt këtij suksesi të madh e udhëhoqi kapiteni Rraman Ajeti.

Ai në asnjë mënyrë nuk po dorëzohet, sepse edhe në moshën 42-vjeçare vazhdon të luajë si ndonjë lojtar i ri.

Në ndeshjen ndaj Borecit ishte në lojë plotë 50 minuta, ndërsa deri në atë moment rezultati ishte 4-1 për Fortunën.

“Të them të drejtën kisha një bindje se do të fitojmë.

Ekipi ka luajtur me zemër, ndërsa unë më shumë i motivoja drejt triumfit. Për ne kjo është një fitore e madhe, sepse nuk është lehtë të mposhtësh një ekip që deri dje ka luajtur në ligën e parë. I falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi që më dhuruan kaq gëzim në këtë ndeshje”, deklaroi kapiteni Rraman Ajeti për Open-TV.

“Tani kur jemi kualifikuar në 1/8-ën e finales nuk është shumë me rëndësi se kush do të na bie për kundërshtarë. Do të dëshironim një rival atraktiv si psh: Shkupin që e kemi për zemër”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat