Shqetëson një prej tyre

Futboll

Shqetëson një prej tyre

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 17:25
Shqetëson një prej tyre

Arsenal pavarësisht se pësoi humbjen e parë në Premier League përballë Manchester United, vazhdon të kryesoj në renditje me 15 pikë. Drejtuesit e “Topçinjvë” u përforcuan në merkaton verore me shumë elementë cilësorë, megjithtë tashmë fokusi është në rinovimin e kontratave me disa nga yjet e ekipit.

Bukay Sako, Gabriel Martinelli dhe William Saliba  përfundojnë kontratat e tyre në vitin 2024 dhe Arsenal ka nisur menjëherë bisedimet për rinovimin e kontratave. Klubi londinez shpreson të mbyll gjithçka përpara muajit janar, kur zyrtarisht nis dhe merkato dimërorë.

Për Martinellin dhe Saliba marrëveshja mund të vij së shpejti, ndërsa situta paraqitet shqetësuese për Bukayo Saka. Për anglezin flitet se ka shfaqur interes Real Madrid e Manchester City dhe drejtuesit e Arsenal janë të vetëdijshëm, prandaj po bëjnë të pamundurën për të arritur rinovimin.

Mesfushori u bë lojtari i dytë në histori që ka arritur në moshën 21-vjeçare dhe ka regjistruar 100 paraqitje në Premier League. Në sezonin 2021-2022 Saka zhvilloi 38 ndeshje në Premier League, duke shënuar 11 gola dhe dhënë shtatë asistime. Ndërsa edhe sezonin i ri ka nisur në të njëjtën mënyrë për anglezin i cili në gjashtë javët e para është aktivizuar titullar në të gjitha takimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat