Idrizi: Mund të themi se barazimi ishte epilog real

Futboll

Idrizi: Mund të themi se barazimi ishte epilog real

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 19:50
Idrizi: Mund të themi se barazimi ishte epilog real

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka thënë se një pikë ndaj Ferizajt  është epilogu real.

Trepça ’89 barazoi 1-1 me Ferizajn në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

“Mund të themi se barazimi ishte epilog real. Një pikë është e kënaqshme. Neve na mbetet të punojmë për ndeshjet tjera”.

“Patjetër që duhet të punojmë. Nuk mund të jem i kënaqur për ato ndeshjet ku kemi pasur avantazh dhe nuk kemi marrë pikë. Ky është futbolli”.

“Neve na mbetet të punojmë sidomos në përfundimin e aksioneve”, ka thënë Idrizi.

Kjo ishte ndeshja e katërt e Ferizajt pa humbje, duke marr një fitore dhe tre barazime dhe me shtatë pikë mban pozitën e shtatë.  Në anën tjetër Trepça ’89 ka gjashtë pikë dhe mban vendin e tetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat