Prishtina përfundon përsëri në disiplinor, kjo është arsyeja

Futboll

Prishtina përfundon përsëri në disiplinor, kjo është arsyeja

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 15:47
Prishtina përfundon përsëri në disiplinor, kjo është arsyeja

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 16.09.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së shtatë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së pestë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve mori vendim për inicim disiplinor ndaj FC Prishtinës.

Kjo për arsye se në ndeshjen ndaj Malishevës i mungoi reklama e sponsorit gjeneral të Albi Mall Superligës.

Kujtojmë se pikërisht për shkak të dënimit nga FFK, kryeqytetasit ndeshjen e fundit nuk e zhvilluan në stadiumin “Fadil Vokrri”, por në “Sami Kelmendi” të Lipjanit, dhe pa praninë e tifozëve.

Vendimi i plotë nga Komisioni i Garave:

Inicim disiplinor ddaj: FC Prishtina. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. I mungon panoja/reklama e sponsorit gjeneral të Albi Superligës dhe vetëm pas insistimit të delegatit të ndeshjes është vendosur në minutën e 19-të të ndeshjes. Sipas delegatit të ndeshjes Prishtina-Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat