I gjithë ky rivalitet për kapitenin e Cityt

Futboll

I gjithë ky rivalitet për kapitenin e Cityt

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 11:28
I gjithë ky rivalitet për kapitenin e Cityt

Në sezonet e fundit, Premier League ka dhuruar një garë shumë emocionuese sa i takon titullit kampion. Manchester City dhe Liverpool kanë dueluar deri në javën e fundit sezonin e shkuar me The Citizens që triumfuan në mënyrë dramatike.

I gjithë ky rivalitet për kapitenin e Cityt, Ilkay Gundogan, e bën edhe më të paharrueshëm suksesin ndërsa shton se falë kësaj konkurrence njohin limite të reja.

“Fituam një kampionat me 100 pikë dhe e mbyllëm me një pikë më shumë se Liverpool pas 14 fitoreve radhazi. Të fitosh në atë mënyrë besoj se është e paharrueshme dhe plot me emocione.

Premier League ka një nivel aq të lartë sa për ta fituar të duhen 95-96 pikë, është një kuotë e pabesueshme. Kjo nuk është diçka që imagjinohej sezone më parë, Liverpool na ka ndihmuar edhe ne të njihemi me limite të reja.

Është një kundërshtar i pabesueshëm më të cilin duhet të garosh në një intesitet shumë të lartë. Shtyjnë në çdo ndeshje dhe gjatë një periudhe të sezonit të kaluar ishin të pandalshëm, na duhej t’iu përgjigjeshim gjithnjë”, shprehet Gundogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat