Campos: Do të ishte fantastike që të rinovojmë kontratat me Messin dhe Ramosin

Futboll

Campos: Do të ishte fantastike që të rinovojmë kontratat me Messin dhe Ramosin

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 11:39
Campos: Do të ishte fantastike që të rinovojmë kontratat me Messin dhe Ramosin

Paris Saint-Germaini po planifikon rinovimin e kontratave me Lionel Messin dhe Sergio Ramosin.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori sportiv i klubit francez, Luis Campos.

“Jam i lumtur me Sergio Ramosin, nëse ai vazhdon të luajë kështu, pse jo? Ai po kalon një sezon shumë të mirë. E njëjta gjë vlen edhe për Leo Messin”, tha ai për “RMC”.

“Do të ishte fantastike që të dyve t’u vazhdohej kontrata”, shtoi Campos.

“E pyeta Messin nëse donte të qëndronte dhe i thashë se shpresoj që ai të qëndrojë këtu gjatë qëndrimit tim këtu [3 vjet]. Jam shumë i kënaqur me Leon”, deklaroi drejtori sportiv, Luis Campos.

Kontratat e Messit dhe Ramosit me PSG-në skadojnë më 30 qershor 2023.

Për dallim nga marrëveshja me mbrojtësin spanjoll, në kontratën e argjentinasit me parisienët ekziston opsioni për të vazhduar edhe për një vit më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat