Reja: Dua karakter dhe personalitet, të mos qahemi për mungesat

Futboll

Reja: Dua karakter dhe personalitet, të mos qahemi për mungesat

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 13:12
Reja: Dua karakter dhe personalitet, të mos qahemi për mungesat

Kombëtarja e Shqipërisë fillon këtë fundjavë përgatitjet për dy ndeshjet e Nations League. Kuqezinjtë e Edi Rejës numërojnë një pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin 2 të Ligës B.

Në 24 nëntor luajmë në transfertë përballë Izraelit, ndërsa tre ditë më vonë presim Islandën në “Air Albania”. Dy fitoret sjellin vendin e parë në grup, ndërkohë që trajneri italian preku disa tema të ndryshme në prononcimin për shtypin.

“Ndeshje të vështira dhe tepër të rëndësishme për fatin tonë në këtë grup. Nuk duhet të qahemi për mungesat, janë lojtarë të rëndësishme, duhet të luajmë me bindjen dhe besimin për t’ia dalë, edhe pse e dimë që është e vështirë. Duam të marrim maksimumin, duhet të besojmë deri në fund.

Gjimshiti, Kumbulla dhe Çekiçi? Çekiçi doli jashtë pas një problemi muskulor, edhe Bare ka probleme fizike pasi është rikthyer pas një kohe të gjatë. U kam kërkuar të vijnë, shpresoj të rikuperohen. Kemi qenë në kontakte të vazhdueshme. Jemi në një situatë emergjente, njësoj si ndaj Polonisë kur na munguan 7-8 lojtarë.

Më vjen keq, nuk na duheshin këto dëmtime përpara këtyre dy ndeshjeve, por jemi të gjallë dhe do provojmë shanset tona.

Na mungojnë dy qendërmbrojtës, nuk kemi probleme në krahë. Hoxhallarin e shoh më shumë si anësor të majtë, edhe pse e kam menduar edhe si qendërmbrojtës të tretë. Të shohim si do jetë gjendja e gjithë lojtarëve, Hoxhallari është në listën e pritjes. Kemi edhe lojtarë si Mihaj, Veseli dhe Ajeti në mbrojtje. Edhe pse në Serie C, ky i fundit po bën mirë.

Preferoj të marr 23-24 lojtarë në total, pasi me 27 lojtarë dikush përfundon në tribunë dhe mërzitet, doja ta evitoja këtë gjë. Ky është grupi, nuk më pëlqen të bëj shumë eksperimente përpara ndeshjeve të rëndësishme.

Jemi akoma në  garë për vendin e parë. Kemi lojtarë me eksperiencë. Aspekti karakterial dhe personaliteti i lojtarëve janë shumë të rëndësishme për këto dy ndeshje. Kundërshtarët i njohim, kam besim tek ekipi. Duhet shumë karakter, sidomos në Izrael.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat