“Lëkundet” stoli i Cooper

Futboll

“Lëkundet” stoli i Cooper

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 11:33
“Lëkundet” stoli i Cooper

Humbja në javën e shtatë të Premier League, në shtëpi përballë Fulham, ishte një goditje e fortë për Nottingham Forest.

“The Reds” qëndrojnë në vendin e parafundit, me katër pikë, ndërsa kjo ishte disfata e katërt radhazi dhe tani stoli i Steve Cooper ka filluar të lëkundet.

Klubi historik kërkon të ndryshojë kurs, pasi ishte ekipi më aktiv i merkatos së verës duke transferuar mbi 20 lojtarë duke ndryshuar të gjithë boshtin e organikës, por edhe kjo nuk ka mjaftuar.

Pak ditë më parë, mediet angleze nxorën në skenë emrin e teknikut italian, Roberto De Zerbi si pasuesin e Potter te Brighton, por këta të fundit kanë ndryshuar mendje dhe tani, ishi i Sassuolo-s mund të marrë drejtimin e Nottingham Forest.

Italiani ka shfaqur interes për klubet në “ishull” dhe duket se ardhmja e tij është destinuar të jetë në Premier League, që për të do të ishte një debutim, pasi kurrë më parë nuk ka drejtuar në elitën e futbollit anglez.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se kontaktet e para kanë nisur dhe priten zhvillime interesante. Kampionati do të ndalojë për shkak të ndeshjeve të Nations League dhe me shumë mundësi, shansi i fundit për Cooper do të jetë dueli i mbijetesës, në “King Power Stadium” përballë Leicester më 3 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat