Lajm i keq për Kosovën, mediet italiane konfirmojnë

Futboll

Lajm i keq për Kosovën, mediet italiane konfirmojnë

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 14:02
Lajm i keq për Kosovën

Një lajm aspak i mirë për Kombëtaren e Kosovës vjen nga Italia.

Mediet italianë të dielën raportojnë se mbrojtësi i Kosovës që luan për Torinon, Mërgim Vojvoda është lënduar.

Vojvoda dje nuk ishte as në stol në ndeshjen kundër Sassuolos. Sipas “Tuttosport” mbrojtësi  nuk ishte ftuar për sfidën me Sassuolos për shkak të një problemi muskulor.

Vojvoda është ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës për ndeshjet e shtatorit, por siç raportohet, lojtari para së të udhëton drejt Kosovës, do t'i nënshtrohet disa testeve për të kuptuar shkallën e lëndimit.

Kosova me 24 shtator luan në udhëtim tek Irlanda Veriore, ndërsa tri ditë më vonë i bën ‘konak’ Qipros në ‘Fadil Vokrri’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat