Rrahmani titullar

Futboll

Rrahmani titullar

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 20:37
Rrahmani titullar

Milan-Napoli është pa dyshim sfida më e rëndësishme e javës së shtatë të Serisë, që ka ofruar disa rezultatet surprizë, siç ishte humbja e Juventusin me Monzan apo e Ramos përballë Atalantës, që është ngjitur në krye të klasifikimit.

Në “San Siro” përplasen dy ekipe që përfshihen në grupin e pretendentëve kryesorë për të fituar “Scudetton”.

Tashmë janë zbuluar formacionet titullare që Pioli dhe Spaletti do të hedhin në fushë. Trajneri i “Djallit” i ka besuar që nga minuta e parë Krunicit, në mungesë të Leaos, që mungon për arsye pezullimi.

Në formacionin e Spalletit Rahmani mbetet i pazëvendësueshëm në qendër të mbrojtjes, ndërkohë vëmendja kryesore shkon për “yllin” e skuadrës, gjeorgjiani Kvaratskhelia.

Formacionet:

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; De Ketelaere, Krunic, Saelemaekers; Giroud.

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Mario Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Raspadori, Kvaratskheliaw.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat