Ish-i i Barcelonës e mbyll shpejt me skuadrën e vendlindjes

Futboll

Ish-i i Barcelonës e mbyll shpejt me skuadrën e vendlindjes

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 11:32
Ish-i i Barcelonës e mbyll shpejt me skuadrën e vendlindjes

José Fuentes, presidenti i Nacional de Montevideo, konfirmoi se Luis Suarez e mbyll kontratën me klubin uruguaian në nëntor. Një vendim i pritshëm ky për faktin e thjeshtë se arsyeja e kryesore pse ish-sulmuesi i Barcelonës u kthye në skuadrën e vendlindjes ishte arritja e formës sportive për Botërorin “Katar 2022”, që nis pikërisht në nëntor.

“Përfundon kampionati dhe Luis Suarez do të largohet nga Nacional. Nuk dua të krijoj pritshmëri të rreme,” – tha José Fuentes për një televizion në Uruguaj.

“Luis Suarez bëri një përpjekje të madhe për të ardhur te Nacionali dhe, sa herë që më pyesin, e them për të mos krijuar pritshmëri për të ardhmen. Ai do të largohet dhe e ka thënë më shumë se një herë, kështu kishim rënë dakord që në fillim,” – shpjegoi Jose Fuentes.

Luis Suarez, i cili është 35 vjeç, tha në prezantimin e tij me klubin uruguaian se “Kam tre fëmijë të mrekullueshëm, ëndrra e të cilëve ishte të më shihnin të luaja te Nacionali”.

Në 10 ndeshjet e tij të luajtura për Nacionalin, sulmuesi veteran Luis ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë tri asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat