Flick: Po të kthehesha mbrapa…

Futboll

Flick: Po të kthehesha mbrapa…

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 16:32
Flick: Po të kthehesha mbrapa…

Hans-Dieter Flick, trajneri i Gjermanisë, është kthyer të flasë për lamtumirën e tij nga Bayern Munich në një intervistë të dhënë për Frankfurter Allgemeine Zeitung:

“Isha mirë, kisha një skuadër shumë të mirë dhe nuk isha i lodhur. Përkundrazi, më pëlqente shumë”, ka thënë ish-trajneri i bavarezëve.

“Përkundrazi, më pëlqente shumë. Ndonjëherë pyes veten pse kemi arritur deri në këtë pikë. Po të kthehesha mbrapa, do ta menaxhoja ndryshe situatën.

“Duhej të ishim ulur në një tavolinë dhe të flisnim të gjithë bashkë (ai, Hoeness, Rummenigge dhe Salihamidzic), për të sqaruar gjëra të caktuara, por nuk ka ndodhur. Jam i lumtur që kohët e fundit jam afruar përsëri me Salihamixhiq”.

Bayern nuk po kalon një moment të mirë forme aktualisht në Bundesliga. Bavarezët, në fakt, nuk kanë arritur të fitojnë asnjë nga katër ndeshjet e fundit të kampionatit, duke marrë tri barazime dhe një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat