Kërcënoi se do të largohej

Futboll

Kërcënoi se do të largohej

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 16:34
Kërcënoi se do të largohej

Situata e vështirë nën çatinë e “Allianz Arena”-s po fillon të nxjerrë skenarë të rinj mbi postin e trajnerit, aty ku pozita e Nagelsmanit ka filluar të lëkundet, edhe pse Kahn i ka dhënë besim të plotë 35-vjeçarit.

Së fundmi, prestigjiozja gjermane “Bild”, ka lakuar dy emrat më të mundshëm për të marrë frerët e kampionëve në fuqi të Bundesligës.

I pari është Tomas Tuhel, i cili vjen pas shkarkimit në mënyrë absurde nga londinezët e Çelsit dhe mundësia për të nënshkruar me të nuk has pengesa, pasi ai ndodhet i papunë.

Ndërsa emri i dytë, si opsion më i vështirë, por jo i pamundur, përkon me Zinedin Zidan. Transalpini ndodhet në të njëjtën pozitë si Tuhel, por ambicia e tij mbetet kombëtarja franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat