Saliba futbollisti i radhës

Futboll

Saliba futbollisti i radhës

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 12:15
Saliba futbollisti i radhës

Arsenali kryeson Premier League këtë sezon, ndërsa te “Topçinjtë” përveç rezultateve pozitive që po merr skuadra, drejtuesit kanë menduar edhe për rinovimet me lojtarë të cilët konsiderohen të rëndësishëm në formacionin e Mikel Artetës.

William Saliba duket se është afër një marrëveshjeje për rinovim të kontratës me klubin anglez.

Mbrojtësi francez nënshkroi me klubin nga “Emirates Stadium” në vitin 2019, por ai më pas pati disa periudha huazimi te Saint-Etienne, Nice dhe Marseille, përpara se të bëhej zyrtarisht pjesë e skuadrës së ekipit të parë këtë sezon.

Që në sezonin e parë me Arsenalin, Saliba ka treguar aftësitë e tij. Ai po vlerësohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm, teksa është i pazëvendësueshëm në formacionin e Mikel Artetas.

Sipas gazetarit, Rudy Galetti, palët janë të vendosura për të vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2027, pasi 21-vjeçari vlerësohet si një nga lojtarët kyç nga Arteta.

Kontrata aktuale e tij skadon më 30 qershor 2024. Falë paraqitjeve të tij të mira, Ëilliam Saliba është ftuar nga Kombëtarja e Francës për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, kundër Austrisë dhe Danimarkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat