Rrezikon duelet me Chelsea-n dhe Juventusin

Futboll

Rrezikon duelet me Chelsea-n dhe Juventusin

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 17:58
Rrezikon duelet me Chelsea-n dhe Juventusin

Milani merr një lajm të keq nga kombëtarja franceze. Theo Hernandez është dëmtuar në stërvitjen me Gjelat dhe rrezikon të mungojë 3 deri në 4 javë.

Siç raportohet në media, francezi për shkak të një problemi në këmbën e tij të djathtë, u detyrua të lërë grumbullimin dhe të rikthehet në Milano.

Krahu i majtë i mbrojtjes do të mungojë ndaj Empolit, por rrezikon që rikuperimi i tij të jetë dhe më i gjatë, pasi 24-vjeçari mund të mungojë edhe në sfidat ndaj Chelsea në Champions League dhe Juventusit në Kampionat, dy ndeshje vendimtare për kuqezinjtë.

Trajneri italian ka rifituar mbrojtësin Davide Calabria është rikuperuar tërësisht dhe është gati për të zbritur në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat