Yarmolenko godet fuqishëm Rusinë

Futboll

Yarmolenko godet fuqishëm Rusinë

Nga: K. G. Më: 21 shtator 2022 Në ora: 18:17
Yarmolenko

Kapiteni i kombëtares së Ukrainës, futbollisti Andriy Yarmolenko, para ndeshjes së sotme (20.45) ndaj Skocisë në Ligën e Kombeve B, ka sulmuar ashpër Rusinë, shtetin agresor që prej muajit shkurt ka sulmuar vendin e tij.

Kombëtarja ruse e futbollit u përjashtua nga kualifikimet për Botërorin e Katarit dhe tani nuk do të marrë pjesë as në eliminatoret për Kampionatin Evropian të Gjermanisë 2024.

“Mendimet e mia janë mjaft të thjeshta. Futbolli rus, sportet ruse në përgjithësi duhet të izolohen plotësisht. Është një vend i terroristëve, një vend që vret ukrainasit, që vret fëmijë ukrainas.

Nuk mund të flasim vetëm për sport kur ndodhin gjëra të tilla.

Të gjithë lojtarët ukrainas duan që Rusia të jetë e izoluar në çdo nivel”, tha Yarmolenko, i cili ka 109 paraqitje për Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat