Nagelsmann nuk prekët

Futboll

Nagelsmann nuk prekët

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 11:13
Nagelsmann nuk prekët

Legjenda e Bayern Munichut, Lothar Matthaus, ka hedhur poshtë pretendimet se trajneri Julian Nagelsmann është nën presion.

‘Bavarezët’ nuk e kanë nisur mirë këtë sezon, madje, kampionët në fuqi të Gjermanisë fundjavën që lamë pas u mposhtën edhe nga Augsburg.

Mediet e huaja raportojnë se ish-trajnerin e Chelseat, Thomas Tuchel mund të jetë zëvendësues i Nagelsmann.

Por, Matthaus mendon se Nagelsmann ka kontaktet pesëvjeçare me Bayernin, dhe sipas Matthaus, Nagelsann nuk do të prekët.

“Ata i kanë dhënë Nagelsman-it kontratë 5-vjeçare për asgjë. Ata shpenzuam shumë para për të”, tha Matthaus për mediat gjermane.

“Ai ka kontratën me të gjatë që ka nënshkruar ndonjëherë ndonjë trajnerë me Bayernin. Të gjithë së bashku do të dalin nga kjo situatë”.

“Unë mendoj se pozicioni i tij nuk është në rrezik. Ata nuk e kanë idenë për Thomas Tuchel”, theksoi Matthaus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat