Alioski: Humbja në shtëpi ende na dhemb 

Futboll

Alioski: Humbja në shtëpi ende na dhemb 

Nga: K.G. Më: 22 shtator 2022 Në ora: 20:22
Alioski: Humbja në shtëpi ende na dhemb 

Përfaqësuesja e Maqedonisë në Tbilisi do të kërkojë një “mrekulli” dhe një fitore me diferencë sa më të madhe për vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve C. Misioni është i vështirë, mungojnë disa lojtarë.

Përfaqësuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski, në konferencën për media tha se Maqedonia ka ardhur këtu për të arritur rezultatin e së kaluarës, dhe sipas tij, nuk ka rëndësi nëse ndeshja luhet para tribunave të zbrazëta apo të mbushura.

“Ne e njohim mirë këtë fazë, presim një atmosferë të mirë.

Është histori, tani është një lojë e re, ne po luajmë sërish për diçka të madhe dhe e dimë cilësinë tonë. Me tifozë apo pa ta, shkojmë të luajmë futboll, kemi ardhur këtu për të përsëritur rezultatin e së shkuarës.

Shpresoj se do të tregojmë cilësinë. Humbja në shtëpi ende na dhemb dhe shpresoj se tani do të mund të kthehemi me fitore”, tha Alioski.

Ndeshja luhet nesër në orën 18.00. Gjeorgjia kryeson me 10 pikë në grupin 4, pasojnë Maqedonia 7, Bullgaria 3 dhe Gjibraltari 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat