Portieri 38-vjeçar debutoi me Holandën

Futboll

Portieri 38-vjeçar debutoi me Holandën

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 10:31
Portieri 38-vjeçar debutoi me Holandën

Kur zakonisht futbollistët debutojnë me ekipet e tyre kombëtare në moshat sa më të reja, ky nuk ishte rasti i njëjtë me portierin holandez, Remko Pasveer.

Portieri që është pjesë e Ajax, dje e bëri debutimin e tij me ekipin kombëtar të Holandës në moshën 38-vjeçare.

Debutimi i tij shkoi si mos më mirë. Holanda triumfoi 0:2 në udhëtim ndaj Polonisë dhe Pasveer nuk pranoi gol mbrëmë.

Pasveer është startues i padiskutueshëm për Ajaxin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat