Maqedonia me vonesë prej 45 minutave në stërvitje!?

Futboll

Maqedonia me vonesë prej 45 minutave në stërvitje!?

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 10:41
Maqedonia

Trafiku sërish është problem kryesor për kombëtaret që vijnë në Tbilisi, për të sfiduar kombëtaren e Gjeorgjisë në futboll.

Nëse më 10 qershor, kombëtarja e Bullgarisë përjetoi një mankth të madh kur një futbollist u lëndua gjatë aksidentit të autobusit në një nga rrugët e Tbilisit, një vonesë të gjatë e kishte edhe përfaqësuesja e Maqedonisë.

Ajo prej hotelit e deri te stadium kishte vonesë prej 45 minutave, me çka u vonua dhe u shkel termini i paraparë i pres konferencës dhe pastaj edhe stërvitjes. Mirëpo në fillimm të pres konferrencës, trajneri Blagoja Milevski qetësoi të gjithë për vonesën dhe kërkoi falje.

Shtrohet vetëm një pyetje: Si është e mundur kjo vonesë kur autobusi i përfaqësuesve të futbollit është nën përcjellje të policisë, e cila ka për detyrë që të pastrojë rrugën që futbollistët dhe stafi teknik, por edhe të tjerët në austobus, të arrijën drejt destinimit të shtruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat