Rudiger: Kupa e Botës në Katar nuk është për tifozët

Futboll

Rudiger: Kupa e Botës në Katar nuk është për tifozët

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 15:24
Rudiger

Prej momentit kur u vendos se Kupa e Botës 2022 do të zhvillohej në Katar, kontestimet nuk kanë munguar dhe nuk janë shuar thuajse asnjëherë.

Madje, edhe nga vetë protagonistët e lojës, teksa së fundmi Antonio Rudiger, mbrojtësi i Gjermanisë flet hapur kundër organizimit të këtij eventi në Katar. Lojtari i Real Madrid shprehet se zhvillimi i Botërorit në Katar, tregon hapur rolin që paraja ka në futboll.

“Zhvillimi i Kupës së Botës në Katar për mua është një vendim që nuk bëhet në të mirë të tifozëve, por edhe lojtarëve. Vetëm sa tregon hapur fuqinë e parasë në futboll dhe në botë.

A duhet ta bojkotojnë lojtarët Kupën e Botës? E di që është një debat i madh lidhur me këtë temë, por ky është një vendim që i përket organizatës, nuk mund të përfshihen lojtarët”, tha Rudiger për spanjollen AS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat