Katalanasit refuzojnë dy oferta për mbrojtësin

Futboll

Katalanasit refuzojnë dy oferta për mbrojtësin

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 15:58
Katalanasit refuzojnë dy oferta për mbrojtësin

Alejandro Balde ka surprizuar të gjithë stafin e Barcelonës dhe pa frik mund të quhet si zbulimi i sezonit nga katalanasit.

18-vjeçari po bën paraqitje shumë të mira me fanellën e blaugranave, ku ka asistuar në 3 raste, teksa i pozicionuar në krahun e majtë të mbrojtjes ka mahnitur Xavi Hernandez.

Duke parë cilësinë e tij dhe të ardhmen e ndritur, Interi ka kontaktuar Barcelonën për të kërkuar informacione për mbrojtësin e ri.

Sipas “Mundo Deportivo” raportohet se drejtuesit e Barçës ia kanë bërë të qartë “Neroazzurëve” se Balde nuk është në shitje pasi besojnë shumë në të për të ardhmen.

Interesim për lojtarin ka shprehur edhe Chelsea duke kontaktuar katalanasit, por edhe londinezët kanë marrë përgjigje negative.

Drejtuesit e klubit po përgatitin një kontratë të re për anësorin këmbëshpejtë, ndërsa duket se në janar do të largohet njëri mes Jordi Albas ose Marcos Alonsos nga “Camp Nou”, pasi pozicioni i mbrojtësit të krahut të majtë po blindohet nga Balde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat