Hysaj: Trajneri ta provoj skemën e preferuar gjatë lojës!

Futboll

Hysaj: Trajneri ta provoj skemën e preferuar gjatë lojës!

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 17:47
Hysaj: Trajneri ta provoj skemën e preferuar gjatë lojës!

Elseid Hysaj ishte së bashku me trajnerin Edy Reja për të folur mbi ndeshjen e nesërme të kuqezinjve në Nations League ndaj Izraelit në transfertë. Mbrojtësi theksoi se skuadra është gati të ndjekë teknikun italian në fushë ndërsa shtoi se pavarësisht mungesave, ekipi do të paraqitet mirë pasi zëvendësuesit do të tregojnë veten.

“Kemi ardhur për të bërë mirë dhe për të marrë pikë, po dolëm pa pikë vështrë të arrijmë objektivin”.

Ndryshimi në rreshtim, koha e duhur? “Besoj se të gjithë jemi të rritur dhe profesionistë, duhet të jemi gati për atë që kërkon trajneri. Bësoj se nëse nuk i pëlqen mund ta ndryshoj gjatë lojës dhe të rikthehet te skema e preferuar, por ne do japim makismumin në fushë dhe të luajmë siç do trajneri.

Jemi aq të rritur sa ta kuptojmë që është një ndeshje e rëndësishme, duhet të jemi me patjetër 100% të përqëndruar. Dhe më pas të mendojmë për ndeshjen tjetër, por çdokush që ka ardhur në këtë grumbullim do të bëjë maksimumi dhe do të tregojë vlerat e tij. Kemi qenë edhe më parë me mungesat dhe përsëri kemi luajtur mirë”.

Na dobësojnë mungesat, sa e kanë treguar veten në stërvitje të tjerët? “Janë një problem, por e thashë se kemi pasur mungesa edhe më herët. Por ata që kanë luajtur kanë treguar vlerat dhe kanë bërë mirë, ne ecim para si grup. Nuk kemi një lojtar që fiton ndeshjet apo që i humbet, e dimë që kemi kualitet. Vlerat tona i dimë dhe shpresoj që nesër ti tregojmë. Presioni nuk është vetëm për ne, por edhe për Izraelin. Të shohim kush do ta shfrytëzoj momentin”, u shpreh Hysaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat