Brazili dominon ndaj Ganës

Futboll

Brazili dominon ndaj Ganës

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 23:06
Brazili dominon ndaj Ganës

Brazili dominon ndaj Ganës në miqësoren e zhvilluar në Le Havre të Francës, ku “Seleçao” e mbylli praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë. Përfaqësuesja e drejtuar nga Tite triumfoi 3-0 falë golave të Marquinos dhe Richarlison (dy gola).

Falë një formacion ultraofensiv, me Neymarin të tërhequr në mesfushë dhe treshen Vinicius-Richarlison-Raphinha në vijën e parë, Brazili u duk qartë se dëshironte të dhuronte spektakël dhe nuk zhgënjeu.

Që në minutën e 9-të, në zhvillimet e një këndoreje të ekzekutuar nga Raphinha, Marquinhos realizoi golin e parë më kokë.

Në të 28-tën, Richarlison, i shërbyer nga Neymar, shënoi me një goditje të befasishme në hyrje të zonës.

I njëjti autor realizoi të dytin personal dhe të tretin për Brazilin në minutën e 40-të, duke varrosur shpresat e Ganës për rezultat pozitiv që në fraksionin e parë.

Gjatë pjesës së dytë Tite bëri ndryshime të shumta në formacion, duke hequr nga fusha disa nga titullarët si Thiago Silva, Casemiro, Vinicius Junior dhe Richarlison, me rezultatin që nuk ndryshoi në minutat e mbetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat