Gjasula: E vështirë të thuash pse humbëm

Futboll

Gjasula: E vështirë të thuash pse humbëm

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 23:28
Gjasula

Klaus Gjasula nuk di të shpjegojë pse erdhi një humbje e tillë ndaj Izraelit. Duke folur për “SuperSport” ai theksoi se ekipi duhej të impenjohej në çdo minutë përndryshe nuk do të ndihmohej as nga fati.

“Trajneri vendosi të luajmë përsëri me 3 se ishim dominuar pak, duke dominuar në atë fazë loje, kishin më shumë topin, na shtynin më shumë mbrapa.

Trajneri donte të ishim më stabël në linjën e fundit në mbrojtje, ndaj deshi të luanim me 3. Ne kishim shumë faza të mira në ndeshje, kishim shumë faza që kishim topin dhe hapësira. Në fund mungoi dhuna që do të bësh golin sesbën, ata kishin momentin pak më shumë, pësuam golin në moment të keq, e vështirë të thuash tani pse…

Presioni është një gjë dhe gjëja tjetër është që duhet të luftojmë gjithmonë në çdo ditë për njëri-tjetrin se kur është 50-50, fati vjen në anën tënde se përndryshe nuk e meriton.

E nisëm mirë ndeshjen, pas 20 minutash e humbëm pak kontrollin. Pastaj tha trajneri të ndërrojmë. Nuk është skema problemi pse humbëm ndeshjen”, tha Gjasula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat