Liverpool, Chelsa apo City?

Futboll

Liverpool, Chelsa apo City?

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 11:10
Liverpool, Chelsa apo City?

Jude Bellingham do të jetë një nga emrat më të lakuar në merkato deri verën e ardhshme, kur Borussia Dortmund do të dëgjojë edhe ofertat për të.

Mesfushori anglez vlerësohet me 100 milionë euro dhe janë disa klube të mëdha që e duan, me Liverpool e Real Madrid që këmbëngulin.

Në Angli edhe Chelsea është i interesuar, por The Sun shkruan se Manchester City beson se do të fitojë konkurrencën me klubet e tjera dhe ta transferojë Bellingham.

“Qytetarët” morën nga Dortmund këtë verë edhe Erling Haaland dhe tani janë gati të “mësyjnë” për një tjetër talent të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat