Humbja e Shqipërisë me Izraelin, shfryn lojtari që dridhi Beogradin në vitin 1987

Futboll

Humbja e Shqipërisë me Izraelin, shfryn lojtari që dridhi Beogradin në vitin 1987

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 11:28
Sokol Kushta

Shqipëria u mposht mbrëmjen e djeshme ndaj Izraelit me rezultatin 2-1 në Tel-Aviv, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Sokol Kushta, ish futbollist, që edhe sot kujtohet kur në vitin 1987 me golin e tij e eliminoi Partizanin midis Beogradit.

Së fundmi për këtë disfatë të rëndë të kuqezinjve, ka reaguar legjenda e Kombëtares shqiptare, Sokol Kushta me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook” duke shkruar se kjo disfatë ishte një shuplakë për delirantët dhe të paaftët dhe për të gjithë ata që mendojnë se futbolli fitohet me fjalë:

“Kisha 8 ditë që lexoja dhe dëgjoja në TV nga shumë specialistë dhe lojtarë të Kombëtares që në ndeshjen me Izraelin do ta fitonim, 1-0, 2-0 deri në 3-0, dhe pyesja veten po këta e dinë se kush është Izraeli?

Atë gjë e kuptuam kur filloi minuta e parë dhe deri sa ra bilbili i fundit. Kjo ishte një shuplakë për delirantët dhe të paaftët, dhe të gjithë ata që mendojnë se futbolli fitohet me fjalë dhe tangërlliqe.

Futbolli është sporti më i lehtë në botë për disa që e bëjnë me djersë, punë dhe gjak. Është një gjë kur futesh në fushë, emrat bëhen të barabartë, pasi vetëm rezultati të bën të madh.”, ishte postimi i Sokol Kushtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat