Zhgënjimi është i madh në ambientin kuqezi

Futboll

Zhgënjimi është i madh në ambientin kuqezi

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 12:17
Zhgënjimi është i madh në ambientin kuqezi

Kombëtarja e Shqipërisë pësoi një disfatë dramatike në transfertë ndaj Izraelit me rezultatin 2-1 duke humbur përfundimisht shpresat për të marrë vendin e parë në Grupin 2 të Ligës B në Nations League.

Zhgënjimi është i madh në ambientin kuqezi, megjithatë dy nga legjendat e kombëtares, Ervin Skela dhe Edvin Murati bëjnë thirrje që kjo situatë të kalohet dhe mbështetja për skuadrën të vijojë rregullisht.

Shpresojnë që tifozët të jenë të shumtë në Air Albania të martën për ta mbështetur ekipin në ndeshjen kundër Islandës.

Legjendat e kombëtares reagojnë pas disfatës në Izrael: "Jo çdo kapitull është i bukur, ta duam në çdo kohë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat