Southgate thotë se i kupton tifozët, por ai dëshiron të jetë në Katar

Futboll

Southgate thotë se i kupton tifozët, por ai dëshiron të jetë në Katar

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 15:32
Southgate

Gareth Southgate ka këmbëngulur se ai është personi i duhur për ta udhëhequr Anglinë në Kupën e Botës në Katar.

Me paraqitjet e dobëta në Ligën e Kombeve, sidomos humbjet nga Hungaria dhe Italia, tifozët anglezë kanë hedhur kritika të ashpra në drejtim të Southgate, por ai ka thënë se është i vetëdijshëm që skuadra duhet të përmirësohet. 

"Sigurisht që e kuptoj zhgënjimin e tifozëve. Unë kam qenë tifoz i Anglisë dhe ende jam tifoz i Anglisë. Tifozët janë gjithmonë të mrekullueshëm dhe qëndrojnë me ne. E di që ata do të jenë aty të hënën (kundër Gjermanisë në Wembley v.j.) duke na mbështetur", ka thënë ai.

"Ne duhet të përmirësohemi, ne e dimë këtë".

Në Botërorin e Katarit Anglia gjendet në grup me Iranin, SHBA-në dhe Uellsin..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat