Messi e ka marrë vendimin

Futboll

Messi e ka marrë vendimin

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 15:42
Messi e ka marrë vendimin

Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint-Germain me kosto zero verën e ardhshme. Argjentinas pas largimit nga Barcelona nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me ekipin parisien.

“Pleshti” planifikon të refuzojë çdo ofertë të për rinovimin e kontratës me kampionët e Ligue 1. Dhe kjo do të thotë se Messi do të jetë pa ekip në fund të sezonit.

Pas një sezoni të vështirë në vitin e parë, këtë sezon ka bërë shumë më mirë, duke shënuar 6 gola dhe ka qenë protagonist në shumë raste.

Ka pasur zëra për një kthim të Messi-s te Barcelona sezonin e kaluar, por ai gjithmonë ka dashur të respektojë marrëveshjen e tij dyvjeçare me PSG-në, kështu që do të qëndrojë në Paris të paktën deri në vitin 2023.

Barcelona mund të tentojë një rikthim të tij në sezonin e ardhshëm, ose argjentinasi do të rikthehet në vendin e lindjes për të mbyllur karrierën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat