Katalanasit gati të afrojnë mesfushorin e njohur gjerman

Futboll

Katalanasit gati të afrojnë mesfushorin e njohur gjerman

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 16:19
Katalanasit gati të afrojnë mesfushorin e njohur gjerman

Ilkai Gyndoan është kthyer në objektivin e rëndësishëm për merakton verore në vitin e ardhshëm, sipas mjeshtrit të transferimeve, Fabricio Romano.

Mesfushorit me tipare të avancuara i përfundon kontrata verën e ardhshme dhe mundësia e zgjatjes duket e vështirë, pas ngarkesës në repart me afrimet e Alvarezit dhe Kalvin Filips.

Nga kampi i spanjollëve, 31-vjeçari do të jepte një kontribut të vyer te xhevahirët e mesfushës si Gavi dhe Pedri në ndërthurjen mes talentit dhe përvojës.

Gjithsesi, Romano nuk e përjashton alternativën e zgjatjes së kontratës me “Qytetarët”, ku Guardiola mund ta ketë ende të nevojshme repertorin e lojtarit gjerman në skemat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat