E gjithë PSG-ja rikthehet në stërvitje, përveç dy yjeve

Futboll

E gjithë PSG-ja rikthehet në stërvitje, përveç dy yjeve

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 14:53
E gjithë PSG-ja rikthehet në stërvitje, përveç dy yjeve

Christophe Galtier thirri të gjithë lojtarët e tij në “Camp des Loges” këtë mëngjes pas angazhimeve të tyre me ekipet kombëtare.

Megjithatë Messi dhe Mbappe janë stërvitur të diferencuar në palestër, për t’u rikuperuar pas lodhjes së madhe me Argjentinën dhe Francën.

PSG ndeshet të shtunën në orën 21:00 kundër Nice në “Parc des Princes”. Mediet franceze raportojnë se edhe nesër dy yjet e parizienëve nuk do të bashkohen në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit, megjithatë kjo nuk duket të jetë problem për ndeshjen e së shtunës.

Me përjashtim të ndonjë surprize apo vendimi teknik, të dy do të jenë në dispozicion të Christophe Galtier në ndeshjen që duhet t’u garantojë kampionëve në fuqi të Francës sigurimin e kreut të  Ligue 1.

Nuk do të jetë sot, por nesër kur Mbappe do të takohet sërish me Neymar në fushë, pas reagimit të brazilianit kur u pyet për shokun e skuadrës, duke hezituar të fliste, pritet të ketë risi në situatën e grupit

Mediet Franceze theksojnë se kjo çështje është një nga shqetësimet më të mëdha të Christophe Galtier, i cili se i stresuar se mos humbet kontrollin e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat